Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lirohen të gjitha pengjet në sinagogën e Teksasit, sulmuesi i vdekur

by mapo.al
16/01/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Lirohen të gjitha pengjet në sinagogën e Teksasit, sulmuesi i vdekur

Gjatë orëve të natës, ekipet speciale të FBI-së hynë brenda një sinagoge në Teksas dhe liruan pengjet, ndërsa sulmuesi i armatosur u njoftua se ka vdekur. Ndër katër pengjet kishte qenë edhe rabini i kongregacionit Beth Izrael.

Me anë të një deklarate, Presidenti Joe Biden shprehu mirënjohjen për forcat e rendit dhe mbështetjen për komunitetin hebre. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dënojnë anti-semitizmin dhe ekstremizmin. Sulmuesi kishte hyrë në sinagogë gjatë shërbesës së të shtunës dhe filloi një konflikt me policinë që zgjati mbi 10 orë.

Një ekip i FBI-së për shpëtimin e pengjeve hyri në sinagogën në Colleyville, Teksas, gjatë natës për të liruar tre personat e mbetur peng. Mbi 10 orë më herët, një person i armatosur kishte ndërprerë shërbimin fetar dhe kishte filluar një konflikt me policinë.

“Në sinagogë ishte duke u bërë shërbimi fetar dhe po transmetohej drejtpërdrejt në Facebook, kur filluam të marrim informacion se një person i armatosur kishte hyrë në sinagogë dhe kishte marrë pengje”, tha Michael Miller, shef i policisë në Colleyville.

Të gjithë pengjet u liruan të shtunën mbrëma, ndërsa personi i armatosur kishte vdekur.

“Katër pengjet që u liruan nuk kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore dhe do të ribashkohen me familjet. Ai nuk kishte lënduar asnjërin prej tyre”, tha Matthew Desarno, drejtues i FBI-së në Dallas.

Sulmuesi i armatosur fillimisht kishte marrë peng katër persona, përfshirë rabinin e Kongregacionit Beth Israel, thanë zyrtarët. Një nga pengjet u lirua i padëmtuar gjashtë orë më vonë.

Autoritetet po punojnë për të identifikuar një motiv të saktë të sulmit.

Pengmarrësi u dëgjua duke kërkuar lirimin e Aafia Siddiquit, neuroshkencëtarja pakistaneze e dyshuar për lidhje me al-Kaedën, thanë zyrtarët. Gjatë komunikimit me negociatorët sulmuesi pati kërkuar edhe të fliste me të.

Gazetarët vendas thanë se dëgjuan shpërthime dhe ndoshta të shtëna pak përpara se guvernatori i Teksasit Greg Abbott të njoftonte se kriza kishte përfunduar.

Departamenti i Policisë së qytetit Colleyville tha se fillimisht reagoi me ekipet e ndërhyrjes së shpejtë duke filluar nga ora 10:41 e mëngjesit gjatë shërbimit të Shabbatit, që po transmetohej në internet. /REUTERS & AP

JU SUGJEROJME

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
Kryesore

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”

22/05/2022
Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
Aktualitet

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

22/05/2022
Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së

22/05/2022
Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit
Bota

Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit

22/05/2022
Next Post
Si t’i përdorni lulet e thata të blirit – Për ankthin, tretjen dhe imunitetin…

Si t’i përdorni lulet e thata të blirit - Për ankthin, tretjen dhe imunitetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
  • Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
  • Ja produktet e bukurisë që përdor mbretëresha Elizabeth
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
  • Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In