Gjykata e Tiranës liron Marjana Priftin, të venë e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si “Miri i Xhikes”, i cili u vra në zonën e Lundrës në Tiranë më 29 mars të vitit 2003.
Sot gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.
Policia e Tiranës njoftoi dje arrestimin e Marjana Priftit me qëllim ekstradimin në Itali.
Sipas policisë, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar Manjola Priftin me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në një letër publike pas arrestimit të pesë viteve më parë, Prifti njoftonte mediat se ekstradimi i saj në Itali ishte pezulluar pasi prokuroria kishte vendosur transferimin dhe njohjen e dënimit në Shqipëri, raporton Ora News.