Aktualitet

Lirohet “Gjenerali”, lë qelinë personi që vrau Naim Zyberin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 18/02/19 |
mapo.al

Gert Gjinarari, i njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali” është liruar nga qelia.  45-vjeçari është lënë i lirë pas vendimit të Gjykatës Korçë, që pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg Gert Gjinerarin. Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se “Gjenerali” ka dalë nga burgu mbrëmjen e së shtunës. Ai vuante dënimin në burgun e Drenovës dhe pas vendimit rë Gjykatës Korçë, është lënë i lirë.


Gert Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e të “fortit” të  Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali, por vendimi u ndryshua nga Gjykata e Korçës, njësoj siç ndodhi edhe me rastin e Dritan Dajtit. 45-vjeçari u la në shërbim prove.


Në vendim theksohet që Gjinarari gjatë kohës së provës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar, dhe as mos të mbajë me vete asnjë lloj arme.



Në vendimin e Gjykatës së Korçës thuhej se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në burg. “I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale”, thuhet në vendim e Gjykatës së Korçës.


Lexo edhe:


Lirimi nga burgu i “Gerd Gjeneralit”, si u vra në Itali i “forti” i Tiranës Naim Zyberi


Etiketa: , , , , ,

Pas