Aktualitet

I akuzuar për vrasje, lirohet i forti i Myslym Shyrit, Gjergj Cukali





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:53 - 04/09/19 |
ro ot

Gjykata e Apelit në Tiranë i ka dhënë sot lirinë Gjergj Cukalit, një personazh i njohur i botës së krimit i etiketuar në media si “i forti i Myslym Shyrit”. Cukali qendroi 3 muaj me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa sot Apeli e ndryshoi masën ndaj tij duke e lënë me “detyrim paraqitje”. Kujtojmë se Cukali u arrestua më datë 31 Maj 2019, si i dyshuar për vrasjen  e ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar 2019. Kur u arrestua prokuroria tha se Gjergj Cukali dyshohej si vrasës me pagesë.


Po kështu Prokuroria kishte deklaruar se ka gjetur prova shkencore (analiza e ADN) në mjetin ku u krye ekspertiza. Bazuar në këto prova, me herët Gjykata e Tiranës e kishte lenë të dyshuarin në masën arrest me burg për akuzën e vrasjes me paramendim. Por ndryshe ka vlerësuar sot Gjykata e Apelit, duke e lënë të lirë Cukalin. I vetmi që ngelet në burg për vrasjen e ish-policit Bilali, i cili u qëllua me breshëri plumbash në derë të shtëpisë është Arben Xhetani një ish i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës. Arben Bilali u ekzekutua pranë banesës së tij në zonën e Selitës, pas një zinxhiri të gjatë vrasjesh për hakmarrje.


E shkuara kriminale e Cukalit (skeda)


24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit F.D., ngjarje e ndodhur në vitin 2004.


Ndërkohë në korrik të 2016, ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, ku Cukali ishte drejtuesi i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës. Atë kohë u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan. Të arrestuarit ishin shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta kishte edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.

Përmes veprimeve procedurale dhe duke përdorur metoda speciale, Policia e Tiranës  kishte  dokumentuar aktivitetin kriminal të këtij grupi. Hetimet patën provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.

Trafikantit i zbulohet identiteti tjetër

Gjergji Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, kishte edhe një identitet tjetër, gjë që iu zbulua menjëherë pas arrestimit në vitin 2016.  Atë kohë Top Chanel ka siguruar dokumentet e falsifikuara me identitetin Ergi Hoxha. Pasaporta biometrike, karta e identitetit dhe patenta me të njëjtin emër,  iu sekuestruan nga policia, e cila ndaj Cukalit kishte ngritur edhe akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sëmundja që e dërgoi nga burgu në shtëpi

Pas një viti qëndrimi në burg, Gjergji Cukali sërish arrin që të dalë. Një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që mban datën 24 Maj 2017, i dha lirinë Gjergji Cukalit duke vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”.  Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë argumenton se u vendos që Gjergji Cukali të qëndrojë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Rezulton se “i forti i Myslym Shyrit” vuante nga astma bronkiale dhe kishte kriza të shpeshta. “Për këtë arsye,- thotë Gjykata e Lartë, -Gjergji Cukali nuk mund të mjekohet në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të burgosurve Tiranë. Qëndrimi në burg i vë jetën në rrezik”. Nisur nga ky raport mjekësor, Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë dy masat e sigurisë “arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të Apelit Tiranë, duke vendosur “arrest shtëpie”, si masë më të përshtatshme duke parë gjendjen e të pandehurit.

Arrestimi  në vitin 2018

Në vitin 2018  arrestohet sërish për thyerjen e masës së sigurisë. 40-vjeçari “i dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi kishte shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, njoftonte atë kohë policia e Tiranës.

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas