Alkesandër Murataj, vëllai i trurit të grabitjes së Rinasit, Admir Murataj, i është dhënë lejë nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që të marrë pjesë në varrimin e të atit, i cili ndërroi jetë dje.
Kërkesa që Aleksandri të jetë i pranishëm në Tropojë raportohet se është dorëzuar nga familjarët e tij.
Disa muaj më parë atij nuk iu lejua që të merrte pjesë në varrimin e vëllait të tij Admirit dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.
Aleksandër Murataj ndodhet në burg ku është dënuar me 16 vite burg për vjedhjen e 2 milion eurove në Rinas.
1
Etiketa: aleksander murataj, Burg, leje, varrimi i te atit