Alket Hyseni mësohet të jetë deputeti aktual i PS që ka refuzuar të jetë pjesë e listave të kësaj force politike në Vlorë.
Kryeministri Rama, përmendi pak më herët se një kandidat nuk kishte pranuar të jetë pjesë e listës për shkak të renditjes në listë.
“Kam dijeni të një rasti, vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe thoshte që unë do bëj gjithçka, por nuk dua të jem në këtë pozicion. I thash kush nuk do, s’ka problem”, – u shpreh Rama gjatë daljes në media.
Mësohet se Hyseni ishte propozuar për pozicionin e 11-të në listën e qarkut të Vlorës.
Në vend të tij do të jetë ish-zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Leonard Beqiri.
Kjo konfirmohet edhe në foton e publikuar së fundmi nga socialisti Damian Gjiknuri, krahas së cilës shkruan: Skuadra e fitores historike më 25 prill.