Ministria e Brendshme referuar të dhënave të gjendjes civile ka publikuar listën e plotë të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote.
Kështu sipas ministrisë të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët 50.5 % e janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra
Po ashtu ministria thotë se për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit do të votojnë 107,024 zgjedhës.
Ndërsa 1,098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të gjithë vendin do të jenë 5,199 qendra votimi.
“Procesi i hartimit të listave është hartuar nën mbikëqyrjen e auditit teknicien të KQZ në çdo etapë të tij. Auditët kanë patur të njëjtin akses që ka patur drejtori i gjendjes civile. Ky proces ka kaluar në disa fazë bazuar në dekretin e Presidentit”, tha drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Doracaj i bëri thirrje qytetareve që të verifikojnë emrat dhe kush ka pretendimi duhet ti drejtohen zyrave të gjendjes civile, që do të jenë të hapura nga e hënë në të shtunë.