Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Listat e hapura, alibi e Ramës’/ Bylykbashi: Presim të reflektojë

by mapo.al
24/07/2020
in Kryesore, Politika, Video
0

Këshilli Politik është mbledhur sërish sot ku prej më shumë se dy orësh palët politike kanë diskututar për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Para nisjes së takimit opozita e bashkuar ka marrë vendimin që të mbështesë hapjen e listave 100%, por të mos preken koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve.



Mësohet se në mbledhjen e Këshillit Politik, mazhoranca nuk ka mbështetur nismën për hapjen e 100% të listave. Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është shprehur se PD dhe LSI duhet të gjejnë 28 deputetë që ta propozojnë në Kuvend si nismë ligjore.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqsuesja e Opozitës Parlamentare Rudina Hajdari ka deklaruar se tashmë të tre palët politike duan lista të hapura dhe ky është një fakt tepër pozitiv, rezultatet e së cilës do të shihen në vijim.

Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri theksoi se nuk janë gjetur modele të vendeve të tjera për propozimet e Partisë Demokratike dhe sipas tij është i vështirë implementimi në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, hapja e listave është proces i vështirë dhe 6 ditë nuk mjaftojnë për të kryer të gjithë procedurat për hapjen e tyre. Kjo do kërkojë kohë përtej 30 korrikut, kur do të miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik pas 2 orësh, Oerd Bylybashi dhe Petrit Vasili u shprehën se nëse listat duhet të hapen, hapja duhet të jetë 100% por koalicionet dhe shpërndarja e mandateve nuk duhet të ndryshojnë.

“Opozita e bashkuar bëri prezent në Këshillin Politik qëndrimin e saj të qartë. Nëse do shkohet drejt hapjes së listave ato duhen hapur 100 % me kushtin që formula e koalicioneve dhe formula e ndarjeve të mandateve të mos ndryshojë.

Është fare e qartë për shqiptarët se Edi Rama hapjen e listave e ka alibi. Është një farsë dhe një justifikim për Edi Ramën në funksion të qëllimit për të ndryshuar rregullat e garës.

Përfaqësuesi i mazhorancës refuzoi gjithë kohës propozimin tonë edhe pse ne i dhamë modelet e vendeve të tjera siç janë Belgjika, Danimarka, Italia, Letonia të cilat e kanë përdorur prej 17 vjetësh. E gjithë kjo përpjekje është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar në liri të plotë.

Ne presim nga mazhoranca të reflektojë, kjo është një çështje e Këshillit Politik, dhe si e tillë duhet diskutuar në Këshillin politik. Çdo lloj përpjekje e mazhorancës është e kotë në sytë e shqiptarëve”, tha Bylykbashi.

LEXO EDHE: 

‘Ka sfida të mëdha’/ Gjiknuri: Ndryshimet Kushtetuese mundësojnë hapjen e listave 100 %

Tags: BylykbashiGjiknuriVideo

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Alarmi mjedisor/ Deri në vitin 2040 do të trefishohet ndotja plastike

Alarmi mjedisor/ Deri në vitin 2040 do të trefishohet ndotja plastike

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In