Aktualitet

Listat e hapura, ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Sorenca takim me Ramën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 27/07/20 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, kanë zbarkuar këtë paradite në Kryeministri, ku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.


Zyra për shtyp e Ambasadës Amerikane, njoftoi se Ambasadorja Yuri Kim “e falënderoi Kryeministrin për sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit” dhe “mirëpriti vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella në Këshillin Politik në lidhje me masa shtesë”. “Siç kemi thënë publikisht, Ambasadorja theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente,” – u tha nga zyra e shtypit e Ambasadës.


Pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, arritur në Këshillin Politik, socialistët janë zotuar të çojnë përpara më 30 korrik edhe ndryshimin e Kushtetutës, pavarësisht se nuk kanë gjetur dakordësi nga opozita jashtëparlamentare për sa i përket hapjes së pjesshme të listave të kandidatëve dhe ndalimit të koalicioneve.


Opozita jashtëparlamentare propozoi javën e shkuar hapjen e plotë të listave me kushtin që të mos ndalohen koalicionet zgjedhore, propozim që nuk mori përgjigje të hapur nga socialistët.


Kujtojmë se kreu i shtetit dhe opozita jashtëparlamentare kanë qenë të prerë kundër ndryshimeve kushtetuese të njëanshme.

Ndërkohë që diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët që janë sot pjesë e takimit me Ramën, kanë kërkuar nga palët t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas