Kryeministri Edi Rama propozoi sot hapjen e listave të kandidatëve dhe për rrjedhojë edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Me sa duket këtu “fle edhe lepuri” për Ramën.
“Sa i përket pjesëve të tjera. Jemi në kushtet kur po përpiqemi të gjitha palët të kenë zërin e tyre, vendin e tyre. Të marrin nga procesi ato që duan. Patjetër që listat e hapura, e bëjnë të pamundur, formulën e koalicioneve. Se i bie që në një fletëvotimi të kemi llogariteni aritmetikisht, 40 parti këtej, 40 andej, nga 35 secili në Tiranë, një fletë votimi që do ishte një qylym nga Universiteti tek monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë që të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshjet e tyre dhe të kenë subjekt unikal”– tha Rama.
Nga ana tjetër, opozita është shprehur me kohë kundër një formule që ndalon koalicionet parazgjedhore.
Një reagim i fortë erdhi sot edhe nga komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varheley, i cili bëri thirrje që mos bëhen ndryshime Kushtetuese për shkak se nuk ka kohë. Ndërsa kërkoi votimin në Parlament të marrëveshjes së 5 qershorit.
LEXO EDHE:
“Është shumë vonë për ndryshime kushtetuese”, Komisioneri i BE: Votoni Marrëveshjen e 5 Qershorit