Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një foto ku në statusin e saj shkruan se Rama ka frikë nga opozita e bashkuar dhe të përballet me të në zgjedhje.
Salianji në foto ka shpërndarë modelin e një flete votimi. Model të cilin e pati nxjerrë filimisht përfaqësuesi në Këshillin Politik i PD, Oerd Bylykbashi në konferencën për mediat që u mbajt sot nga Opozita e Bashkuar.
“Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin”, shkruan me tej ish-deputeti Salianji.
Postimi i plotë
Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, në 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban të përballet me opozitën në zgjedhje.
Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin!
Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota.