Aktualitet

‘Listat e Ramës na largojnë nga BE’/ Caka: Qytetarët do të zgjedhin Europën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:41 - 28/09/20 |
mapo.al

Ish-deputeja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratën më të fundit të Partive Popullore Europiane të cilët kundërshtojnë ndryshimet e njëanshme rilindase të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, sipas Cakës.


“Ndryshimet e bëra më 30 korrik 2020 dhe modeli i listave të propozuara nga Rama, ku mund të zgjidhet deputet edhe 1 person i urryer nga qytetarët, por mjafton t’i pëlqejë Edi Ramës, na largojnë nga Europa. Qytetarët do t’a refuzojnë këtë mohues të parimeve europiane; qytetarët do të zgjedhin Europën”, shkruan Caka.


Statusi i plotë i Silva Cakës:


Partitë Popullore Europiane kundërshtojnë ndryshimet e njëanshme rilindase të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.


Ato na kujtojnë edhe një herë se një nga kushtet për t’u pranuar në Europë, është hartimi i një Reforme Zgjedhore konsensuale dhe të gjithëpranuar. Rrugë tjetër nuk ka!


Ndryshimet e bëra më 30 korrik 2020 dhe modeli i listave të propozuara nga Rama, ku mund të zgjidhet deputet edhe 1 person i urryer nga qytetarët, por mjafton t’i pëlqejë Edi Ramës, na largojnë nga Europa.

Qytetarët do t’a refuzojnë këtë mohues të parimeve europiane; qytetarët do të zgjedhin Europën!


Etiketa: , , ,

Pas