Aktualitet

Listat në KQZ, Celibashi: Po verifikohen formularët e vetëdeklarimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 09/03/21 |
mapo.al

Një ditë pas dorëzimit nga ana e partive politike të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.





Ky i fundit përmes një postimi në Twitter thekson se tashmë KQZ ka nisur nga puna për verifikimin e dokumentave të kandidimit. Po ashtu Celibashi tha se po verifikohen formularët e vetëdeklarimit, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.


“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve.”, shkruan Celibashi.




Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përsëritur disa herë mesazhin e qartë të qeverisë amerikane për kandidatë të pastër.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas