Aktualitet

Listat – Rama nën presionin për individë të pastër, Basha për emra të rinj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:03 - 08/03/21 |
Mapo.al

Sot deri në mesnatë do të mësohet se cilët do të jenë deputetët e legjislaturës së ardhshme parlamentare, pas zgjedhjeve të 25 prillit, dhe pas krizës më të thellë politike dhe ekonomike që ka përjetuar vendi vitet e fundit. Ndërsa Edi Rama është nën një trysni të fortë për emra larg krimit dhe korrupsionit, sfida për Lulzim Bashën është paraqitja me politikanë të rinj, të pakonsumuar e premtues






Sot është dita e fundit si afat ligjor i paraqitjes së emrave për deputetë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ashtu siç edhe pritej, partitë kryesore në vend kanë shfrytëzuar edhe minutat e fundit në dispozicion për të shqyrtuar kandidaturat e mundshme.


Seleksionimi i emrave kësaj radhe ka qenë një proces i pazakontë, i ndryshëm nga herët e tjera. Edi Rama ka qenë nën një presion të pahasur më parë, për të pasur njerëz me integritet, pa të kaluar kriminale.





Si asnjëherë tjetër, qëndrimet e ndërkombëtarëve në këtë drejtim kanë qenë në një linjë, konsistente dhe këmbëngulëse.
Më së shumti, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila në mënyrë frekuente ka lëshuar mesazhin e rëndësisë së listave të pastra, me personalitete me integritet, pa lidhje me krimin dhe korrupsionin.



Për këtë, ka pasur edhe replika nga Edi Rama.
Kryeministri u është hakërryer edhe ambasadorëve të tjerë, edhe zyrtarëve të lartë të Brukselit, duke thënë, se ç’punë kanë ata me zgjedhjet.



Por, pikërisht në krah të tij, teksa ishte në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asocimit, në qendrën e BE, pikërisht Komisioneri për Politikën e Jashtme dhe Komisioneri për Zgjerimin, Borrell dhe Varheleyi, theksuan rëndësinë e integritetit të listave të kandidatëve për deputetë.

Ata thanë se listat e pastra do të ishin një shenjë, një dëshmi e dëshirës dhe vullnetit për të luftuar korrupsionin.

E gjithë kjo furtunë, duket se e ka kompleksuar dhe e ka vënë Edi Ramën para një barre të madhe.

Ai po mundohet të ndahet nga personat problematikë por që i kanë shërbyer elektoralisht, në mënyrë të zbutur. Pa kosto, duke marrë konsensusin e tyre se do të ruajnë pushtetin dhe influencën, nëse ai do të mund të vijonte qeverisjen.

Nga ana tjetër, ky është një moment që shumë njerëz pranë Ramës në 8 vite po bëjnë llogaritë.

Jo pak prej tyre e ndiejnë se pushteti ndërron më 25 prill, dhe peshorja do të anojë nga ana tjetër.

Lexo edhe :  Rindërtimi - Rama publikon videon nga Vaqarri

Ndaj me një lloj mençurie, të tillë faktorë po kalojnë nëpër mend analiza që sugjerojnë se s’kanë pse të investohen për një parti që po ikën.

Kjo shpjegon edhe shumë dorëheqje të ditëve të fundit.

Teksa Edi Rama është në këto kalkulime të menaxhimit të flukseve shpesh të errëta, për të cilat ka një paralajmërim të fuqishëm ndërkombëtar, tjetër situatë paraqitet në frontin e Opozitës.

Presioni ndaj Bashës, emrat e rinj

Lulzim Basha është i qetë sa i përket trysnisë së integritetit dhe pastërtisë së listave. Kjo është një nga meritat e tij që nuk mund t’i mohohet, largimi i personave me precedent kriminalë nga politika. Një betejë që ai e ka luftuar dhe fituar.

Por, ka një tjetër presion që ushtrohet ndaj tij.

Pritshmëria e madhe, janë prurjet e reja, emrat me të cilët ai mund të krijojë befasi. Deri tani ka bërë disa hapa në këtë drejtim, me disa drejtues politikë, si: Gazment Bardhi në Elbasan, Tomorr Alizoti në Berat, Helidon Bushati në Shkodër, Mark Marku në Lezhë, Belind Këlliçi, Jorida Tabaku e Grida Duma në Tiranë, apo Flamur Hoxha në Kukës.

Gjithsesi, ambienti ynë politik e ka maninë për emrat. Me kë? Kush? Cilët?

Këto janë pyetjet që bëjnë zakonisht njerëzit.
Lulzim Basha është nën detyrimin publik për të sjellë emra të rinj, energjikë, të pakonsumuar, që kanë dëshirën për të kontribuar për vendin.

Padurimi i kryesive të darkës

Ndërkohë, siç po bëhet tashmë traditë, emrat e dy formacioneve kryesore në vend për garën më të rëndësishme politike në Shqipëri që janë zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 25 prillit, pritet të dalin vetëm pak momente para skadimit të afatit ligjor.

Përpos nevojës për kohë, sondazhe e konsultime, kryetarët e partive mundohen të shmangin edhe kosto të llojit, që ndonjë potencial që nuk është në listat e tyre, të mos kandidojë për parti të tjera.

Mbledhjet e kryesive të dy partive kryesore që pritet të jenë sot në darkë, të PD dhe PS, priten me jo pak ankth dhe kureshtje publike.
Një pjesë e mirë, siç ka ndodhur rëndom këto vite, e marrin vesh në titrat e televizioneve informative pak para mesnate, nëse janë ose jo kandidatë.

Një gjë është e sigurt.

Listat që do të shkojnë sot në KQZ do të përcaktojnë fatin e këtyre zgjedhjeve. Dhe me ç’rast edhe fatin e Shqipërisë për vitet në vijim.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas