Aktualitet

Artistët i vendosin shkronjat Teatrit Kombëtar






               Publikuar në : 19:20 - 07/05/19 |
mapo.alm

Artistët dhe mbështetësit e Aleancës për Teatrin kanë vendosur mbrëmjen e sotme shkronjat në pjesën ballore në ndërtesën e Teatrit Kombëtar, shkronja të cilat u hoqën disa ditë më parë. Rudi Erebara ishte ai që i rivendosi shkronjat tek Teatri, por me shumë modesti pranoi se e bëri këtë gjë pasi i vijnë për duarsh duke argumetuar se ato në të vërtetë janë vendosur nga qytetarët.


“Germat i ka vendosur populli, unë i vendosa aty. Kjo është një luftë që sapo ka filluar dhe ne do ta fitojmë. Rama Ik, bashkë me Erionin dhe gjithë këlyshët e tjerë. Unë e kisha kënaqësinë më të madhe ti vendosja gërmat edhe sepse më vijnë për duarsh”.



Ndërkohë aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci tha se këtë radhë Teatri do të mbrohet me turne dhe nuk do të lejohet shembja e tij. Ai paralajmëroi se nëse guxohet sipas tij të preket godina e Teatrit, do ta kenë popullin kundër.

“Nuk jam më protestues por pjesë e Teatrit. Do ta mbrojmë me turne dhe të guxojë njeri që të vendos dorë mbi Teatrin. Këto germa janë të shenjta, prandaj edhe ishim të vendosur për t’I rivendosur. Ndaj kanë ardhur shumë njerëz për të na mbështetur për shkak të simbolikës dhe frymëzimit që ka. Ata duhet të dinë se nëse prekin këtë godinë kanë popullin kundër dhe nëse e dinë se kanë popullin kundër, të guxojnë ti prekin”, tha Goci.

<
>
3dfb9976-12f2-4ac9-a907-1039e15e05cd (1) 29e13e10-12d9-4fd1-9bb7-6b302a9cc1c1 605f26dc-ac0a-4f14-b746-45751b36c027 2870dadd-c086-4be5-bf2e-cae60c37f559 dd334215-1f1c-46c0-8920-67601c0277a5


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas