Banorët e Unazës së Re pas protestës së përnatshme para shtëpive të tyre kanë marshuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kjo për shkak se në mbyllje të protestës tek Unaza (njohur si Astiri), policia ka shoqëruar 7 djem të rinj.
Banorët tashmë janë duke qendruar ne proteste pa afat tek Policia ndërsa bëjnë thirrje lironi “djemtë tanë”.
Në mbështetje të tyre është dhe ish-deputeti Balliu. Ai tha se policia ka marrë urdhër për të shuar protesten dhe për këtë ka nisur arrestimet.