Aktualitet

Basha: Qeveria nuk ka asnjë plan ekonomik, dje grabiti teatrin për një natë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 09/05/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, lidhur me situatën ekonomike dhe koronavirusin.


Basha u shpreh se shqiptarët ishin të varfër para koronavirusit, ndërsa sot janë akoma edhe më të varfër, për shkak se u ka munguar mbështetja e qeverisë. Basha theksoi se vendi po shkon në një krizë të thellë.


“Me mijëra qytetarë që kanë humbur vendet e punës cfarë do të ndodhë. Shumica e lokaleve nuk kanë hapësira jashtë dhe përjashtohen nga aktiviteti, po me kreditë, po ata që nuk kanë përfituar asgjë? Gjendja është dramatike, bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Faturat e energjisë dhe energjisë, ju shkojnë prapë, asgjë nuk ndryshuar.


Ende asnjë masë për fermerët, sot janë në krizën më të thellë që mbajnë mend. Qeveria nuk ka asnjë plan. Në kulmin e kësaj krize, mbrëmë brenda natës morën vendimin dhe e botuan për të grabitur Teatrin Kombëtar. Për të marrë vendimin për të mbështetur shqiptarët iu deshën dy javë,  dhe dy javë për ta botuar në Fletoren Zyrtare, zgjaten për të dhënë ndihmë, por kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës”, – u shpreh Basha.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas