Kryesore

Basha: Nisim organizimin e protestave popullore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 17/05/20 |
mapo.al

Pas mbledhjes së koalicionit opozitar, nisur nga shembja sot e Teatrit dhe ushtrimi i dhunës ndaj artistëve dhe aktivistëve, kryetari i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat.


Lideri i Opozitës tha se me efekt të menjëhershëm do të nisë organizimi i protestave popullore kombëtare. Protesta, deri në heqjen e kësaj të keqeje, më e rënda e këtyre 30 viteve demokraci, cilësoi ai.


“Protestat do ti zhvillojmë duke respektuar rregullat higjenike. U bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen masivisht në këto protesta”, – theksoi Basha.


“E sotmja është guri i rëndesës mbi gjithë qytetarët që janë braktisur nga qeveria në këtë kohë pandemie”.


Kreu i Opozitës, Basha tha se, si sot 3 vjet më parë, ai u ul me Edi Ramën në një tryezë me shpresën për të bërë marrëveshje për të mirën e kombit.

“Koha tregoi se u gabova, dhe se ai gabim nuk do të bëhet kurrë. Opozita do të ndërmarrë gjithë hapat për largimin e të keqes së madhe të vendit”, tha Basha.

Ndërkohë, ai shtoi se në këtë mbledhje, u ra dakort për të mbështetur të gjitha protestat e artistëve dhe shoqërisë civile.

“Aty ku u dhunua sot teatri, u dhunuan të drejtat e çdo qytetari”, deklaroi ai. Basha konfirmoi angazhimin e marrë para Aleancës për Teatrin, se nesër në qeveri, do të reastaurojë godinën dhe do të ndëshkojë në mënyrë shembullore çdo autor të kësaj afere kriminale.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Dita e sotme është një tjetër shembull i keq që vendi drejtohet nga një kriminel dhe nga një hajdut ordiner, i cili ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, ka marrë peng institucionet e shqiptarëve, ka marrë peng bukën e gojës së shqiptarëve, ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej shtatë vitesh Partia Demokratike dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe dhe me autorin e kësaj të keqe që është Edi Rama. Me ndihmën e qytetarëve dhe të mediave kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin dhe shkatërrimin e rendit kushtetues të sundimit të ligjit dhe të zgjedhjeve të vjedhura e të manipuluara në Shqipëri.

Nga kjo pikëpamje e sotmja është një tjetër aferë e radhës. Por nuk është vetëm kaq, është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet, që vuan sot për pamundësitë ekonomike të shkaktuara prej hajdutërisë dhe babëzisë së Edi Ramës, i cili për xhepat e tij dhe pushtetin e tij ka sakrifikuar mirëqenien e çdo shqiptari edhe në këto kohë të pandemisë dhe të vuajtjeve të shtuara për njerëzit.

Si sot tre vjet më parë unë u ula me këtë njeri, me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit, në të mirë të unitetit të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova.

Dua të garantoj sot shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë! Se opozita është e vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë, por të vendosur për largimin një orë e më parë të së keqes së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë, të së keqes së fëmijëve tuaj që është Edi Rama.

Vendimi ynë i parë sot është mbështetja për të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, shoqërisë civile dhe qytetarëve kudo ku ndodhen, dhe nisja e organizimit po kështu nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe mbarëpopullore.

 Zoti Basha ka një datë?

Duke nisur me efekt të menjëhershëm. Sepse aty ku sot u dhunua Teatri u përgatit flijimi i lirive dhe të drejtave elementare të çdo qytetari; të varfër apo të pasur, të punësuar apo të shpunësuar, të djathtë apo të majtë. Ky është vendimi ynë i parë. Dua, po kështu, të ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, jo vetëm para Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe gjithë artistëve e njerëzve të kulturës dhe artit shqiptar, por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë angazhimin tonë që nesër në pushtet në qeveri e zgjedhur nga vota e qytetarëve, duke vendosur interesat e bashkimit kombëtar dhe të mirëqenies së njerëzve dhe mirëqenies së shpirtit të kombit, jo vetëm sipas angazhimit me shkrim që kemi bërë verën e kaluar, do të restaurojë në gjendjen e mëparshme Teatrin Kombëtar, por do të sigurojë me të gjitha format dhe mënyrat ndëshkimin shembullor të autorëve të kësaj ngjarje të tmerrshme, nga Edi Rama deri tek i keqpërdoruri i fundit në këtë batërdi që prapë se prapë ka një emër, emrin e të keqes që ka zënë vendin prej fyti, emrin e Edi Ramës. Synimi ynë, objektivi ynë dhe stacioni ynë final është që këtë zemërim që e ndjejmë të gjithë sot në shpirtrat tanë kur kemi parë njerëzit që kanë mbrojtur me vetëmohim një pasuri kombëtare, që mund të ishin motrat, vëllezërit, nënat tona, të trajtoheshin në këtë mënyrë nga mafia dhe krimineli ordiner, hajduti Edi Rama, se rruga për ta shporrur këtë bandit dhe këtë të keqe, është rruga e bashkimit të shqiptarëve dhe largimit të tij me votën më masive që ka njohur vendi në këto 30 vite pluralizëm.

 Domethënë do të prisni zgjedhjet e vitit 2021?

Padyshim një orë e më parë. Një orë e më parë. Dhe ky nuk është komunikimi im i fundit me ju, është komunikimi i parë pas vendimeve të rëndësishme që ka marrë opozita sot. Siç e thashë duke nisur me vendimin për të mbështetur të gjitha protestat qytetare dhe për të organizuar edhe ne, bashkë me ta, një rezistencë shembullore popullore kundër këtij regjimi, kundër këtij krimineli dhe hajduti ordiner.

Deri në datën 23 qershor ka një gjendje të jashtëzakonshme, kërkesë që ju e keni artikuluar përpara se qeveria ta miratonte. Si do ti mbani këto protesta në mbështetje të Shoqërisë Civile, artistëve por edhe vetë si opozitë e bashkuar?

Duke respektuar kushtet higjenike. Do t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen masivisht me efekt të menjëhershëm për të kundërshtuar e për të protestuar kundër këtij regjimi.

Do të braktisni tryezën e reformës zgjedhore nesër?

Sot për sot e gjithë vëmendja jonë është të jemi në krah të njerëzve, në krah të atyre që u dhunuan atje, në krah të çdo qytetari që dhunohet ditë për ditë me mungesën e bukës së gojës, nga diktatura e çapës së bukës. Kjo është diktatura e çapës së bukës dhe kjo duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë.
Do të kemi sëbashku komunikime të tjera, ju faleminderit.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas