Kryesore

Basha: Numri i të infektuarve shumë herë më i lartë, qeveria fsheh të dhënat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 27/10/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzon qeverinë se fsheh numrin real të të infektuarve me koronavirus dhe rastet fatale.



Gjatë konferencës për mediat nga selia e PD, Basha tha se numri i të infektuarve është shumë herë më i lartë se shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.


“Numri real i infeksioneve ne Shqipëri është shumë i lartë se sa deklarohet. Për fat të keq numri i fataliteteve për shkak të smundjes është shumë i lartë. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës. Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit. Sistemi shëndetësor po del jashtë funksioni për shkak të shpërthimit të infeksionit në çdo pavion. Ky kolaps i sistemit eshte emergjenca me akute qe kane sot shqiptaret. Çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga kolapsi i sistemit shëndetësor është kriminal. I bëj thirrje qeverisë të ndalë rrjedhjen e fondeve për afera dhe t’i orientojë fondet drejt krizës shëndetësore”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :  Çifti i pensionistëve i ankohet Bashës: Nuk paguajmë dot ilaçet, inshallah nuk na zë koronavirusi


Ekipi i shëndetësisë pranë PD, vijoi Basha, kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas