Lideri demokrat, Lulzim Basha dha një proponcim për mediat pas takimit me eurodeputetët në zyrat e BE në Tiranë. Në takim ishin dhe Kryemadhi, Mediu, etj.
Basha tha se eurodeputetët i njohëm me të verteten, pasi propaganda qeverisë ka shtrembëruar realitetin në Shqipëri.
Miqtë tanë hap pas hapi do ta kuptojnë se ka ceduar demokracia.
Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës
“Dua të falenderoj eurodeptuetët për mundësinë që i dhanë opozitës për të treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacionit dh deziforimi nga propaganda e qeverisë. Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njësh me krimin dhe oligarkinë ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë. Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit. Zgjidhja është largimi i Ramës, zgjedhje te parakohshme dhe qeveri tranzitore.
Pyetje: A ka tentative për ndërmjetësim për dialog nga ndërkombëtarët?
“Në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, në këtë fazë ku synohet çelja e negociatave për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, detyra jonë është t’ju shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar dhe si rezultat i tolerimit të Edi Ramës, për futjen e kriminelëve në Parlament në vitin 2013, mbjelljen e kanabisit në vitin 2015, kalimi nga marihuana tek heroina dhe kokaina, tani tek pastrimi i parave dhe kthimi i krimit të organizuar në faktor vendimtar në procesin elektoral, ka shkatërruar stabilitetin e vendit”.
Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics. Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës.
Video: Deklarata e Bashës