Aktualitet

Basha: Qeveria fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 29/10/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sot gjatë një konference për mediat nga selia blu se qeveria fsheh numrin real të viktimave nga koronavirusi.


Basha tha se kjo bëhet me qëllim për të fshehur dështimin e qeverisë në përballimin e situatës së epidemisë.


Statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta. Numri i infeksioneve dhe viktimave është në masë të madhe për shkak të menaxhimit të pandemisë, por mbahet i ulët artificialisht. Ka raste infeksionesh dhe raste vdekjesh që nuk raportohen. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që sic e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me covid, që kurrë u raportuan si të tillë. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit. 



Nëse paratë do të kishin shkuar për më shumë teste atëherë kur duhej, sot nuk do të pritej 5-6 ditë për testin. Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën“, tha Basha.


Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve. Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës“, vijoi kreu i PD.


Basha tha gjithashtu se qeveria nuk shpenzon për përballimin e situatës, por nga ana tjetër paguan mijëra euro incineratorët. 565 mijë euro tha Basha kanë shkuar për kompaninë e plehrave, në vend që të bliheshin 14 mijë tamponë.

Lexo edhe :  Prej 9 ditësh në spital me koronavirus, kjo është gjendja shëndetësore e Janullatos

Sipas Bashës, Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve. Basha publikoi edhe një video të një mjeku në Durrës i cili shprehej se kishte vetëm 15 testime për Qarkun e Durrësit, nga 60 që ishte kërkesa për raste të dyshuar.

“Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve. Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve. Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror. Zero vaksinime kundër gripit për grupet e cënueshme. Kjo nuk është më vjedhje, nuk është korrupsion; ky është terrorizëm shtetëror. Jeta e humbur e pacientëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës. Ky është shpërdorimi dhe abuzimi më i tmerrshëm i detyrës që mund të bëjë një kryeministër. Prej 5 javësh e kemi paralajmëruar, i kemi kërkuar të shtojë testimet, të japë bonuset për mjekët dhe infermierët. Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash ëhtë baraz me 14 mijë tamponë. Prej 4 javësh i kërkojmë të rimbursojë paketën e trajtimit të COVID për të sëmurët në shtëpitë e tyre. Fondi i mjaftueshëm për 14 mijë tamponë i është paguar dje biznesit të plehrave”, tha Basha.


Etiketa: , , ,

Pas