Aktualitet

Bie qeveria e Kosovës, jep dorëheqjen Ramush Haradinaj







               Publikuar në : 16:24 - 19/07/19 |
mapo.al

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së qeverisë. Arsyeja sipas tij është se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës.


“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”.

“Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta çoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj i emocionuar.

Lexo edhe:

Haradinaj i emocionuar: Zgjodha të shkoj në gjykatë si qytetar

*Më poshtë konferenca live e Haradinajt


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas