Aktualitet

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, kanabisin e legalizojmë brenda 1 viti





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 12/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë ‘online’ për mediat, ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Interesit të mediave për oligarkët në Shqipëri, Rama u shpreh se në vendin tonë nuk ka të tillë.


Oligarkët janë ata që ndikojnë në vendimarrje dhe kjo nuk ndodh në Shqipëri“, – u shpreh Rama.



Kryeministri Edi Rama u shpreh se për draftin për legalizimin e kanabisit nuk janë konsultuar me BE-në, por me ekspertë të fushës të disa vendeve ku ka pasur eksperienca të legalizimit të hashashit për arsye mjekësore. “Kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë projekt, na është dashur të bëjmë analiza, punë kërkimore, udhëtime pune, dhe tani janë pjekur kushtet, pse tani? Pse jo tani? Nga vijnë idetë?


Kjo nuk është shpikje, është trend botëror, di që jemi në kohën që duhet ta shtyjmë përpara këtë proces dhe brenda këtij sesioni të parlamentit ta kalojmë. Nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë.

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor” – deklaroi Rama.

 

 

Vijon…


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas