Kryesore

Qytetarët mbi dy orë protestë paqësore kundër shembjes së Teatrit (FOTO+VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 18/05/20 |
mapo.al

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi paqësisht sot për më shumë se dy orë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, një ditë pas shembjes së godinës dhe dhunës së ushtruar nga policia ndaj aktivistëve.


Artistë, përfaqësues të Shoqërisë Civile si dhe mijëra mbështetës të PD e LSI, u mblodhën pak metra larg vendit ku deri mëngjesin e djeshëm ngrihej Teatri Kombëtar, godina monument kulture e ndërtuar 80 vite më parë.


<
>
Protesta e teatrit Edmond Budina Neritan Liçaj hodhi shashken kryemadhi Kryemadhi1 Kryemadhi2 Kryemadhi3 Protesta per teatrin2 protesta7 protesta8 protesta9 protesta10 protesta11 Protesta12

Ka qenë regjisori Edmond Budina ai që hapi zyrtarisht protestën para Teatrit Kombëtar, nga i cili tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat.


Ai tha para qytetarëve se dhuna e djeshme e ushtruar ndaj artistëve, dhe shembja e godinës gjatë kohës kur brenda ishin edhe aktorë, ishte një tentativë për vrasje. Budina i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë tentativë vrasje.


Protestës iu bashkuan edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Qytetarët mbanin në duar pankarta kundër qeverisë, ndërsa thërrasin “Poshtë diktatura” dhe “Rama ik“.

Protesta e qytetarëve u transmetua Live nga MAPO.



Etiketa: , , ,

Pas