Aktualitet

Protestë në Shkodër, kundër konstituimit të këshillit bashkiak






               Publikuar në : 10:45 - 19/08/19 |
mapo.al

Ashtu siç ishte lajmëruar ka nisur protesta e PD-së kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Prefektura kishte planifikuar që konstituimi do të kryhej tek Universiteti, por më pas plani u ndryshua dhe mbledhja do bëhet tek Biblioteka e qytetit.


Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia që ndodhet në krye të protestuesve tha se “kjo është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponua qytetarëve”. Sa i përket aksionit të mëtejshëm, ish-deputeti theksoi se do jenë qytetarët ata që do e përcaktojnë axhendën.

Ndërsa ish-deputeti tjetër i PD, Gurakuqi u shpreh se “komunteti i Shkodrës njeh vetëm zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, madje dhe unë kam bërë thirrje sistematike për këtë gjë. E gjithë kjo është e pandershme dhe e pa tolerueshme sidomos pas skandalit që ndodhi me kandidatin e Partisë Socilaiste”.


Etiketa: , , ,

Pas