Aktualitet

VIDEO/ PS hap zyrtarisht fushatën, Balla: Do marrim 61 bashki






               Publikuar në : 17:19 - 01/06/19 |
mapo.al

Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku garon e vetme pasi  opozita nuk merr pjesë dhe thotë se nuk do të ketë votime. Fushata u çel me këngët e Eneda Tarifës. I pari e mori fjalën Taulant Balla e më pas kandidatët, e Shkodrës, Durrësit, Tiranës.


Në fjalën e tij numri II i PS tha se në keto zgjedhje do marrim 61 bashki.



“Nuk është e rastësishme që e hapim sot fushatën në 1 Qershor, Ditën e Femijëve. Jemi të gjithë bashkë për të shkuar deri në 30 Qershor, ditën kur fiton e ardhmja dhe Kushtetuta dhe femijët tanë. Ne kemi qeverisur me sukses në 35 bashki të vendit dhe në 30 Qershor do të marrim përgjëgjësi të qeverisim edhe në ato 25 bashki ku s’patëm mundësi, duke filluar me Shkodrën, Lezhën, Beratin e Gjirokastrën”, tha Balla.

Pamjet live nga ERTV


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas