Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Kuvendit, banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish sot tek Astiri.
Në mbështetje të kauzës së tyre, që shprehen kundër shembjes së banesave, ka shkuar edhe lideri i PD-së Lulzim Basha.
“Duam shtëpitë tona”, “Turp, turp, turp”, “Edi Rama është shpellar, do ta tërheqim me litar”, këto janë thirrjet në kor të protestuesve, të cilët sot kanë zgjedhur mos të bllokojnë rrugën. Përves Bashës, në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së