Partia Socialiste ka mbledhur, pasditen e sotme, Asamblenë Kombëtare, tek Amfiteatri i Liqenit për shkak të pandemisë COVID-19.
Kryefjala e kryeministrit Edi Rama në hapjen e Asamblesë është përpjekja e socialistëve për të marrë mandatin e tretë, ku renditi çfarë është bërë në këto vite të qeverisjes socialiste.
Duke folur për mandatin e parë Rama përmendi një bisedë të zhvilluar me FMN e cila insistonte në uljen e pagave dhe pensioneve, por që u kundërshtua nga qeveria socialiste, me idenë e mbushjes së boshllëkut nga reformat në energji.
“Nisim fazën e fundit të këtij mandati dhe fazën finale të përpjekjes për të marrë mandatin e tretë. Mandati i parë ishte përpjekja për të ndaluar rrënimin dhe hemoragjinë e rrezikshme, në raport me financat e vendit ku ne jemi ulur në detyrë dhe kemi parë në tryezë të dhënat reale të vendit dhe kemi qenë përballë sfidës së financimit të rrogave e pensioneve pa i ulur ato. FMN insistonte ta fillonim nga ulja e rrogave dhe pensioneve dhe refuzonte idenë tonë për të mbushur boshllëkun me reforma në energji, FMN tha se kjo reformë në Shqipëri nuk bëhet dhe sot duhet kujtuar që 7 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë elektrike dhe arbitrare, të cilat i paguanin për vete dhe për gjysmën e atyre që nuk i paguanin. Sot nuk ka më fatura afrofe dhe s’ka më radhë në shi dhe s’ka më arbitraritet apo gabim në faturë që nuk korrigjohet pa llogaritur investimet e munguara që nga koha e elektrifikimit të vendit”, u shpreh Rama.
Por këto sipas kryeministrit nuk kanë mjaftuar për ta mbyllur këtë proces dhe kjo është arsyeja pse u duhet një mandate i tretë. Dhe këtu Rama vijon me atë që PS ka bërë në mandatin e dytë, duke kulmuar me rritjen e pagave përmjekët dhe arsimtarët që sipas tij askush në rajon nuk e ka bërë këtë situatë pandemie.
“Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemorragjine dhe rivumë rregull në financat e vendit dhe pasi u dhamë njerëzve disa instrumenta më shumë për jetën e përditshme ishte mandati, ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vjet më parë dhe pse jemi përballuar edhe me problem të krijuara jashtë vullnetit të nejrëzve si tërmeti dhe virusi.
Ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë që është Ii forcimit të trupit dhe ecjes pas një paralize nga ku e nisëm këtë përpjekje arrijmë që të rrisim pagat ndërkohë që ndokush rreth e rrotull nesh nuk e ka bërë këtë këtë.
As i prekëm rrogat e epnsionet kur morëm detyrën as i bëmë bisht zotimit tonë për të kaluar nga një sistem i padrejtë taksimi në një sistem taksimi ku ulëm taksat për 97% të shqiptarëve dhe nuk mendojmë se këto mjaftojnë për ta quajtur të mbyllur punën tonë””.
Por këto sipas kreut të qeverisë janë arsye që duhet një mandat i tretë për Shqipërinë që të kalojë nga ecja në vrapim
“Sot janë kushtet për të shpjeguar si dhe pse vendi mund të kalojë në një nivel të ri shpejtësie dhe kush mund ta kalojë përvec PS-së. ne nuk jemi e keqja më e vogël, jemi e vetmja e mirë që ka në politkën shqiptare nuk jemi më e mira e mundshme, potenciali kësaj familje politike është besnikëri ndaj vlerave dhe ndaj atyre që meritojnë më shumë dhe bindjes që shqipatrët e votojnë dhe do ta votojnë prapë PS-në””.
Pjesë nga fjalimi
Me rëndësi të kemi parasysh nga vijmë, për të mundur të dijmë se ku mund të shkojmë.
Tanimë, kur bëhen 7 vjet nga dita kur ne morëm detyrën, mund të thuhet me plot gojën se jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar, ose duhet kujtuar dhe rikujtuar se dita kur ne e nisëm këtë rrugëtim, ska asgjë të ngjashme në raport me punët e vendit në raport me ditën ku jemi sot. Por kur e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. Ne duhet të mbajmë parasysh që teksa numërojmë ato që kemi bërë në asnjë moment mos tja themi vetes e mos lëmë përshtypjen që jemi të kënaqur me sa kemi bërë.
Mandati i parë ishte përpjekja për të ndaluar një inerci rrënimi dhe hemorragji të rrezikshme në raport me vetë financat e vendit, ku ne jemi ulur në detyrë e kemi parë mbi tryezë të dhënat reale, kemi qenë përballë sfidës së madhe të financimit të rrogave e pensioneve pa pasyr nevojë ti ulnim
E kujtoj si sot bisedën shumë të vështirë me FMN që instistonte që duhet ta nisnim nga ulja e rrogave e pensioneve e refuzonte idenë tonë se ne do kompensonim boshllëkun e atëhershëm me një reformë shumë agresive në fushën e energjisë ku ishte burimi kryesor i hemoragjisë në aspektin financiar.
Se harroj kur më kanë thënë “këtë e kemi dëgjuar nga të gjithë kryeministriat e mëparshëm por e kemi mësuar nga cdo qeveri që kjo reformë në Shqipëri nuk bëhet”.
E sot besoj që të gjithë atyre që me të drejtë, ankohen për shumëcka ende ju mungon, u duhet kujtuar që 7 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë elektrike, fatura arbitrare.
S’ka më fatura afrofe dhe radha në shi e s’ka arbitraritet apo gabim në faturë që nuk korrigjohet, pa llogaritur transformimin e vazhdueshëm të sektorit me investimet e munguara që na elektrifikimi.
A kanë mjaftuar për të quajtur të mbyllur? Jo aspak, as në këtë as në asnjë sektor tjetër e kjo është arsyeja pse ne duhet të marrim mandatin e tretë.
Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemoragjinë, vumë rregull në financat e vendit, ishte mandati ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vjet më parë dhe pse na është dashur të përballemi përvecse me problemet e trashëguara dhe me probleme të krijuara për të na rënë ndesh, dhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti e qoftë virusi.
Ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, mandati i ecjes pas një paralize, arrijmë që të rrisim pagat, ndërkohë që nuk më rezulton që ndokush rreth e rrotull nesh e ka bërë këtë. Rrisim pagat si asnjëherë më parë për gjithë mjekët se e meritojnë. Por edhe sepse e konsiderojmë të domosdoshme që këtë mundësi që e kemi krijuar me punën e gjithë këtyre viteve ta vëmë në dispozicion të tyre dhe arsimtarëve”.