Kryesore

Teatri/ Rama i kthehet pandemisë dhe dramës që ka kaluar me djalin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:26 - 21/05/20 |
mapo.al

Gjatë seancës parlamentare ku tema e debatit sot ka qenë çështja e Teatrit, Rama e ka nisur fjalimin me ironi dhe me tallje për ata që befas i ka pushtuar dashuria për artin.


Duke cituar shpesh Shekspirin, Rama aludoi sërish për filxhanin e Kryemadhit, duke e cilësuar, filxhani i Lady Makbeth. Budallallëku, tha Rama, ngjitet si sëmundjet infektive.


Megjithatë, kryeministri tha se është lajm i mirë që në këtë kohë pandemie, kemi luksin të flasim për Teatrin, duke qënë se i shpëtuam një të keqe që mund të kishte marrë shumë jetë njerëzish.


Ai përmendi dramën e tij personale, vuajtjen me djalin e tij në një spital në Masacusets, ku tha, se pikërisht në atë spital ku shpëtoi njeriu i tij i zemrës, sot ka mijëra të vdekur nga koronavirus.


Rama tha se, jam shumë krenar për luftën e bërë ndaj COVID, dhe për rezultatet e arritura. Ai tha se Shqipëria është sukses ndërkombërtar, dhe se brenda majit, ne hapim sezonin turistik.

Kur njeriu e kalon të keqen, është i prirur ta harrojë shpejt, tha Rama.

Rama la të kuptojë për kundërshtarët, se me Teatrin, do t’i jepnin goditjen regjimit.

“Teatrin e ka pushtuar politika. Ka shpërthyer dashuria e bëftë për Teatrin”, – u shpreh Rama. Kryeministri u shpreh se projekti fillestar i arkitektit italian, ka nisur dhe ka qarkulluar si një vizatim erotik, dhe se ai nuk u ndertua kurre sipas idese fillestare.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas