Kryesore

Rama: Virusi nuk ka ikur, respektoni masat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:38 - 02/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë me gazetarët, të parën në të njëjtin ambient, që pas 10 marsit kur nisi përhapja e koronavirusit në Shqipëri.


“Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin”, – iu drejtua Rama gazetarëve. “Virusi nuk ka ikur, prandaj duhet kujdes dhe duhet të respektohen masat” , theksoi Rama.


Kryeministri konfirmoi se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të zgjatet, por mund të jetë në fuqi vetëm në zonat e plazheve, në mënyrë që të respektohen masat kundër koronavirusit.



Kryeministri foli edhe për sfidën në ekonomi.

“Mbetet sfidë adresimi i pasojave ekonomike, hap pas hapi do i adresojmë këto pasoja, përtej çfarë thuhet, asgjë nuk është perfekte dhe pa të meta, ne do të arrijmë që të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë, në të tretin do të shikojmë rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për kapërcimin në 2021, ku presim rikthimin e plotë të parametrave dhe më shumë se kaq”, – tha Rama.

 

Vijon…


Etiketa:

Pas