Aktualitet

Rama: Po mendojmë si do rihapim transportin publik, flasin ekspertët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 07/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Komitetin e Ekspertëve Teknikë, lidhur me koronavirusin. Sipas mjekut Tritan Kalo, është me rëndësi respektimi i masave gjatë periudhës së hapjes që vendi po kalon.


Sipas Silva Binos, janë dy vatra aktive të Covid-19 në Shqipëri, Tirana dhe Kruja. Të gjitha rastet e tjera janë kontakte të të infektuarve në këto dy qytete.


“Po mendojmë si do rihapim transportin publik, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër po rihapet. Për fat të mirë rezultatet flasin vetë. Ka nga ata që merren me komitetin. Kush janë, pse s’i njohim“, – tha Rama.


“Kemi patur mbi 250 të shtruar në spital, ku 170 janë shëruar. Sot kemi 38 persona të shtruar, ku 7 janë në gjendje më të rëndë“, – tha drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo.


Nga 9 marsi kemi marrë rreth 220 mijë thirrje në Urgjencë për koronavirusi, ndërsa sot kemi rreth 330 thirrje në ditë“, – tha Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare.

“Jam i shqetësuar për mundësinë që në kushtet e hapjes njerëzit të fillojnë të harrojnë që faktikisht jemi të hapur, por armikun e kemi mes nesh dhe nuk respektojmë rregullat e thjeshta, mund të biem pre një evazioni tjetër, sepse vala e dytë nuk është një riardhje e virusit, por një dorëzim i njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e virusit që është këtu. Kjo është sfidë e madhe, por shpresojmë që njerëzit do të vijojnë të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta, sidomos kur hyjnë në mjedise të mbyllura, qendra tregtare, etj“, – theksoi Rama.

Situata duket jo keq, kemi trefishuar testimet këtë muaj dhe është 5% pozivititet. Për shembull kemi nën 5%, pra 3%, një indikator që duhet ta ruajmë, prandaj po marrim masat të rrisim numrin e testimeve dhe të gjejmë rastet aktive. Po përdorim disa metodika të reja për gjetjen aktive të rasteve, duke përfshirë mjekun e familjes. Aktualisht kemi dy qytete transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja, dhe vetëm në Shkodër kemi evidentuar raste. Në zonat e gjelbra janë pa raste, pavarësisht rritjes së testimeve“, – u shpreh Silva Bino.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas