Aktualitet

Rama: Nga e hëna, përveç transportit publik, hapet gjithçka





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 15/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Rama ka dalë në një komunikim për media lidhur me vijimin e masave ndaj koronavirusit. Rama bëri me dije se nga e hëna, përveç transportit publik, bareve e restoranteve në ambjentet e brendshme, aktiviteteve sportive dhe palestrave, gjithçka tjetër do jetë e hapur.


“Nëse rastet e reja do vijojnë si dy ditët e fundit, atëherë do të jetë një problem. Numrat do të lëvizin, sepse  i jemi hapur ekspozimit. Komiteti i eskpertëve nuk fsheh numrat që të mos ketë protesta, këto janë broçkulla. Nuk ndodhi diçka alarmante, sepse ne morëm masat. Këto numra që dolën tani, janë për shkak të lehtësimit të masave që kemi marrë në 10 ditët e fundit”, – theksoi Rama.



Sipas Ramës tek zonat e kuqe do vazhdojmë të ketë kufizime dhe bëri apel për respektimin e masave, pasi është faktori kryesor për të mundur virusin.


“Nëse do ketë rritje numrash në një zonë të gjelbërt, do kthehet në zonë të kuqe dhe me masa kufizuese shtesë”, – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë verë do të ketë më shumë plazhe publike se private.

“Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët apa iu dalë përbapa një njeri me hu në dorë që kjo është ‘ronë e nxanun’.

Por duke zgjedhur hapësirën në palzhin publi. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve”, tha Rama.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas