Kryesore

Koronavirusi, Rama: Deri kur të dalë vaksina, ndryshojmë organizimin e jetës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 30/04/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një videomesazh për qytetarët, lidhur me situatën e koronavirusit. Sipas Ramës, masat që mori qeveria dhanë rezultat.


Më kritukuat për çdo gjë, jo po kjo jo po ajo, jo po pse e drejton qeverinë me Facebook dhe çfarë nuk u tha tjetër, por ja ku jemi.


Nëse i kemi shumë mirë numrin e vdekjeve, numrin e shtertërve të zënë në spital dhe numrin e pacientëve të intubuar, në shifrat më të ulta, është vetëm nga reagimi në kohë i qeverisë“, – u shpreh Rama.


Jemi vendi që kemi filluar aktivitetin ekonomik më shpejt nga gjithë të tjerët“, – theksoi Rama.


Sipas Ramës, nëse situata do shkonte keq, fajtori do ishte ai, lideri dhe jo të tjerët.

Deri kur të dalë vaksina, ky virus do të jetë vërdallë dhe duhet të ndryshojmë organizimin e jetës së përditshme“, – tha kryeministri.

Kjo është periudha më e vështirë e jetës time“, – theksoi Rama, duke folur për situatën me koronavirusin, duke u thënë qytetarëve që e kritikojnë se e kanë gabim.

 

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas