Vetë 1 ditë pasi dha urdhërin për rrëzimin e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur prezantimin e projektit për Teatrin e ri Kombëtar.
Veliaj ripërsëriti se ishte vendim i vështirë rrëzimi i teatrit dhe tha se ai dje është mallkuar në rrjetet sociale në forma të ndryshme si “Të vdektë djali”, por e justifikoi me argumentin se “drejtuesit duhet të marrin vendime të tilla” dhe se “Teatri i ri do të jetë më i bukur”.
“Teatri i ri do të jetë 8930 m2 dhe do të ketë skenën më të madhe në Shqipëri”, – theksoi Veliaj
“Teatri i vjetër nuk mund të rikonstruktohej, prandaj e rrëzuam“, – tha Veliaj.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi përse Teatri u shemb natën. “Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën.
Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara“, – tha Veliaj.