Aktualitet

Liverpool dhe Klopp në ‘ferr’, Everton dhe Ancelotti fitojnë në derbi!









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 20/02/21 |
mapo.al

Derbi i “Merseyside” i takon Evertonit dhe Carlo Ancelottit, me Liverpoolin që është i zhytur në krizë të plotë. Golat e Richarlison dhe Sigurdsson i japin triumfin 0-2 Everton, që barazon me pikë në renditje rivalin e përjetshëm.



Humbja e katërt radhazi kjo për Liverpool në Premier League. Sfida nisi menjëherë keq për të besuarit e Klopp, pasi Richarlison i shënoi pas vetëm 3 minutash pas një pasimi të James Rodriguez.


Liverpool tentoi të krijonte raste, por për asnjë moment nuk arriti të konkretizonte, derisa në minutën e 83-të Calvert Lewin fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga islandezi Sigurdsson.




Kështu, gjithçka u mbyll 0-2 me triumfin e Everton që tashmë e sheh veten në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Liverpool, por me një ndeshje më pak.




8


Etiketa: , ,

Pas