Aktualitet

Liverpool fiton me përmbysje në shtëpi – Shaqiri me asist fantastik









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:53 - 31/10/20 |
mapo.al

Fitorja e tretë radhazi shtëpiake më përmbysje e Liverpool në Premier League. Kampionët e Anglisë kryen një gjë të tillë në triumfet ndaj Arsenal (3-1) dhe Sheffield United (2-1).



Njësoj edhe sot përballë West Ham, kundërshtar që djemtë e Jurgen Klopp e mposhtën 2-1.


Miqtë gjetën golin në minutën e dhjetë. Pasiguri e mbrojtjes vendase dhe topi në rrjetë pas goditjes së Pablo Fornals. “The Reds” nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 42-të. Momo Salah fitoi një penallti dhe nuk gaboi nga pika e bardhë.




Diego Jota gjeti golin në minutën e 77-të, por u anulua për një faull të Sadio Mane ndaj portierit të “Çekiçëve”. Portugezi 23-vjeçar, i cili po konfirmohet si një blerje fantastike e klubit anglez, nuk u ndal dhe shënoi sërish 5 minuta përpara fundit të ndeshjes.



Asist fantastik i Xherdan Shaqirit dhe finalizim i Diego Jota. Tre pikë shumë të rëndësishme për Liverpool, që ngjitet përkohësisht i vetëm në krye me 16 pikë, teksa ky ishte goli i katërt sezonal për lojtarin luzitan.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas