Aktualitet

Liverpool humb në shtëpi, kampionët nuk njihen më









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:57 - 21/01/21 |
mapo.al

Tjetër hap fals i Liverpool në kampionat. Skuadra e Jurgen Klopp humbi 0-1 në “Anfield” përballë Burnley, duke regjistruar ndeshjen e pestë pa fitore.



Kampionët e Anglisë renditen në vend të katërt me 34 pikë dhe diferenca me kreun ka shkuar 6 pikë. Një situatë aspak e mirë për djemtë e Klopp, të cilët kanë humbur shkëlqimin e sezonit të kaluar.


Edhe pse Liverpool dominoi gjatë gjithë ndeshjes, golin e gjetën miqtë shtatë minuta përpara fundit të takimit. Ashley Barnes ktheu në gol një penallti dhe i dhuroi tre pikë fantastike ekipit të tij.




1





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas