Sport

Liverpool-i historik mposht Tottenham (VIDEO)





               Publikuar në : 21:05 - 11/01/20 |
mapo.al
Liverpool ka mposhtur 1-0 Tottenham në supersfidën e javës së 22-të të Premier League duke vazhduar marshimin drejt titullit kampion. Ishte një ndeshje e ritëm të lartë në Tottenham Stadium, por në fund The Reds marrin tri pikët e radhës.


Tottenham tani ndodhet në vend të tetë, plot 9 pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt. . Liverpool ka 61 pikë nga 63 të mundshmet, klubi i parë në historinë e futbollit që bën këtë gjë.



Liverpool e ka nisur më mirë sfidën duke sulmuar gjatë gjithë kohës. Kur nuk e kanë topin në zotërim, atëherë të besuarit e Jurgen Klopp ushtrojnë një presing mbytës duke detyruar vendasit të bëjnë shumë gabime në pasime.


Pas disa tentativash të mira për të gjetur golin, ishte Roberto Firmino ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 37’. Salah ka pasuar bukur për brazilianin nga brenda zonës, i cili pasi është kthyer në drejtim të portës ka lëshuar një goditje të bukur.

Tottenham nuk reagon, madje bie në një gjendje të pashpresë e cila vazhdon deri në minutën e 70’, kur Mourinho ndërhyri duke futur në fushë Lamela dhe Lo Celso. Tottenham është më sulmues dhe krijon dy mundësi të pastra me Son dhe Lo Celso, por ata gabojnë dy gola të thjeshtë.<


Etiketa: ,

Pas