Liverpool luan sot në “Anfield Road” ndeshjen e fundit të kampionatit përballë Walverhampton ku rezultati i vetëm në këtë ndeshje, për “The Reds” duhet të jetë fitorja. Të besuarit e Jurgen Klop kanë ndeshje të lehtë në letër por megjithatë titulli kampion nuk varet nga ta.
Manchester City ka një ndeshje delikate në transfertë ndaj Brighton dhe i duhet fitorja njëkohësisht për të arritur te titulli kampion, gjë e cila pritet mos të jetë një problem për ta. Pavarësisht se edhe ‘qytetarët’ kanë ndeshje të lehtë, te Liverpool janë të bindur se do të gabojë City dhe po përgatiten për titullin.
Në ambientet e stadiumit kanë mbërritur copat të cilat do të formojnë podiumin ku do të festohet titulli kampion. Fusha dhe sfondi “Kampionët e Premier Ligë 2018-19” janë vendosur në ambientet e stadiumit dhe vetëm në fund të takimit, do të kuptohet nëse është apo jo e nevojshme të përdoren.