Sport

Liverpool i jep fund “agjërimit” në kampionat, mposht Tottenhamin në Londër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:25 - 28/01/21 |
mapo.al

Liverpool i ka dhënë fund “agjërimit” prej 5 javësh pa fitore në kampionatin anglez, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën londineze ndaj Tottenhamit, që ishte njëkohësisht edhe ndeshja më e rëndësishme e javës.





Jose Mourinho kishte ndryshuar skemë për përballjen e mbrëmjes së sotme, duke përdorur rreshtimin 3-4-3 dhe ndeshja nisi mirë për “Spurs” që shënuan në minutën e tretë me Son Hueng Min, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit korean.


Liverpool mori më pas kontrollin e lojës dhe krijoi disa mundësi shënimi, ndërsa londinezët e Mourinhos mbroheshin me forca të shumta dhe provonin të zbrisnin rrezikshëm në kundërsulm.




Sfida u zhbllokua në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Sadio Mane gjeti Firminhon me një pasim në shtyllën e dytë dhe sulmuesi brazilian ia doli të shtyjë topin në rrjetë, ndërsa menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë ishte mbrojtësi Alexander-Arnold që shënoi edhe golin e dytë.


Megjithatë vetëm dy minuta më vonë ishte mesfushori danez Hojbkerg që pas një pasimi të Bergwijn, ia doli të mposhtë portierin Alisson Becker dhe të rihapë të paktën disa momente ndeshjen.


Kjo pasi Salah shënoi në minutën e 56’, por goli u anulua për një marrje të topit me dorë, megjithatë dominimi i skuadrës së Jurgen Klopp vijoi dhe në minutën e 65-të ishte Sadio Mane që shënoi golin e tretë, pas një pasimi të mbrojtësit Alexander-Arnold.

Më pas rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund dhe “The reds” u ngjitën në vendin e katërt me 37 pikë, 4 më pak se Manchester City, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e 6 me 33 pikë të grumbulluar pas 19 javësh kampionat.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas