Aktualitet

Liverpool kërkon revolucion në Premier League, ndryshimet që propozojnë “The Reds”









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:36 - 13/10/20 |
mapo.al

Kampionati anglez i futbollit mund të pësojë një ndryshim rrënjësor, të kërkuar nga disa prej klubeve kryesore, të cilat duan të rregullojnë disi kalendarin e sfidave i cili i sheh shpesh të luajn pa ndërperje edhe në mesjava për 10 muaj radhazi.



Liverpuli ka ideuar një plan që e quan “Ringjallja” dhe ka si synim që të zbresë në 18 numrin e ekipeve pjesëmarrëse në elitë, duke zhdukuar Kupën e Ligës. Që të gjendet mirëkuptimi edhe në ligat më poshtë, plani parashikon që ata të kenë përfitime financiare të ndjeshme nga paketa televizive e Premier Ligës.


Kështu, 25% të të ardhurave do të shkonin për Football League, ndërsa 250 milion paund do të ishte shifra e vënë në dispozicion të klubeve për të shpëtuar nga kriza financiare që i mbërtheu pas COVID-19.




Pastaj sistemi i ngjitjes dhe zbritjes nga kategoria do të përfshinte edhe play-off mes skuadrave të të njëjtës ligë, por edhe ndërmjet ligave të ndryshme. Një sistem që do të shtonte spektaklin por edhe cilësinë, për të garantuar që çdo vit në elitë të jenë vetëm klubet më të mira.



Një plan që mbështetet nga skuadrat londineze dhe ato të Mançesterit, por për të cilin duhen vota të tjera pasi për t’u miratuar në Asamblenë e Ligës duhen 14 vota mes 20 klubeve.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas