Liverpool nuk di të ndalet në Premier League. Sot skuadra e Kloop në ndeshjen e parë hapëse të javës së 17-të ka marrë fitoren e tetë radhazi në kampionat.
‘The Reds’ kanë mposhtur në ‘Anfield’ me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Watford, e cila renditet e fundit në klasifikim.
Të dy golat e takimit u realizuan nga Mohamed Salah. Fillimisht egjiptiani zhbllokoi shifrat në minutën e 38′. Më pas goli i dytë do të vinte në limitet e kohës së rregullt me Salah që me finte gjeti rrugën e rrjetës.
Pas 17 ndeshjesh Liverpool udhëheq ‘Premier League’ me 49 pikë.