Aktualitet

Leeds Utd “kafshatë” e lehtë për Liverpoolin!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 12/09/21 |
mapo.al

Leeds United rezultoi një kafshatë e lehtë për Liverpoolin që triumfoi 0-3 në Elland Road në një ndeshje të dominuar nga The Reds që me këtë sukses u ngjitën në krye të kampionatit me 10 pikë po aq sa edhe Chelsea e Manchester United.






Salah hapi serinë e golave në minutën e 20-të pas asistit të Alexander-Arnold, ndërkohë që Fabinho dhe në fund Sadio Mane me golat e tyre hipotekuan fitoren e Liverpoolit.


Gjithsesi sfida u njollos pa u mbushur një orë lojë kur ndodhi episodi më i dhimbshëm dhe delikat i ndeshjes. Pascal Strujik ndërhyri në mënyrë të dhunshme në mesfushë, në një pozicion aspak të rrezikshëm ndaj Harvey Elliot.







Dëmtim i rëndë për 18-vjeçarin, që sigurisht la fushën dhe tashmë pret të mësojë dëmtimin. Në pamje të parë duket dëmtim serioz në kyçin e këmbës, por konfirmimin e japin mjekët. Ndërkohë, Strujik u ndëshkua me të kuq.



1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas