Liverpool nuk ka mundur të përfitojë nga humbja e Chelsea ndaj Manchester City, pasi ka barazuar në transfertë ndaj Brentford me rezultatin 3-3.
Një ndeshje spektakolare, me vendasit që shënuan të parët me anë të Pinnock.
“The Reds” u kundërpërgjigjen me Jota e Salah, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan me Janelt.
Jones riktheu epërsinë për Liverpool dhe seria e golave nuk kishte përfunduar, pasi Wissa i hoqi dy pikë skuadrës së Jurgen Klopp.