Liverpool ka mundur 4-0 Crystal Palace në javën e 31-të të Premier League dhe tani është 90 minuta larg titullit që mungon prej 30 vitesh.
Një titull që Të Kuqtë mund ta fitojnë pa zbritur në fushë nëse Chelsea do të ndalojë Manchester City-n nesër në mbrëmje.
Takim i i luajtur në Anfield, siç e tregon edhe rezultati, është dominuar nga skuadra e Klopp që ka zhbllokuar ndeshjen pas 23 minutash me një goditje dënimi magjike të Alexander-Arnold.
Salah ka dyfishuar avantazhin në të 44-ën pas një asiti të bukur të marrë nga Fabinho, i cili ka realizuar golin e tretë me një goditje të frikshme nga distanca në minutën e 53-të.
Festës së Liverpool-it i është bashkuar edhe Mane në minutën e 69-të, duke fiksuar shifrat në 4-0.