Aktualitet

Liverpool tregon forcën, 2 gola për 1 minutë (Video)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:23 - 10/12/19 |
mapo.al

Kampionët në fuqi të ‘Champions League’, vuajtën pjesën e parë të këtij turi në grupe, me Salzburgun, një 45-minutësh që u mbyll pa gola.


Liverpuli në rast humbjeje, do të dilte nga ky sezon i ‘Champions League’. Një Salzburg i mrekullueshëm që luajti për 45 minuta si i barabartë. Mirëpo, me nisjen e pjesës së dytë, gjithçka ndryshoi. Furia e Liverpool e vuri në vështirësi ekipin austriak dhe rezultati nuk vonoi.


Në fillim Keita, pas një penetrimi spektakolar në zonë të Mane, shënon me kokë. Dhe një minutë më pas, Salah, që humbi shumë raste deri në atë moment, shënoi ndoshta një prej golave më të bukur të jetës.


Me këtë rezultat, Liverpool shkon në krye të grupit, duke e lënë në vend të dytë Napolin që po fiton aktualisht me Genk të Belgjikës.




Etiketa: ,

Pas