Aktualitet

Liverpooli zyrtarisht në krizë, Man.United e eliminon nga FA Cup!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 24/01/21 |
mapo.al

Liverpool mund të konsiderohet zyrtarisht në krizë. Sikur mos të mjaftonin rezultatet negative radhazi në kampionat, skuadra e Jurgen Klopp u eliminua edhe nga FA Cup në raundin e 1/16-ave pasi u mposht me rezultatin 3-2 nga Manchester United në derbin e Anglisë.



Gola dhe spektakël në “Old Trafford”, teksa në fund festuan djemtë e Ole Gunnar Solskjaer, të cilët ndodhen edhe në krye të Premier League.


Momo Salah zhbllokoi takimin pas një asisti të marrë nga Firmonho në minutën e 18-të. Tetë minuta më vonë erdhi goli i barazimit.




Rashford nisi Mason Greenwood dhe talenti 19-vjeçar nuk gaboi përballë Alisson. Kaq për pjesën e parë, teksa vendasit e filluan shumë mirë fraksionin e dytë të ndeshjes.



Marcus Rashford kaloi United në avantazh në minutën e 48-të, duke përfituar nga pozicionimi i gabuar dhe gafa e mbrojtjes mike.

Lexo edhe :  Liverpool humb në shtëpi, kampionët nuk njihen më

“The Reds” reaguan dhe shënuan një tjetër gol 10 minuta më vonë. Sërish Momo Salah autori, me egjiptianin që finalizoi një aksion shumë të bukur të skuadrës së Jurgen Klopp. Gjithçka u vendos në minutën e 78-të.

Goditje dënimi për United dhe ekzekutim mjeshtëror i Bruno Fernandes. Topi në rrjetë, Manchester United në raundin tjetër dhe krizë te Liverpool.

Në raundin e 1/8-ave avancuan edhe Leicester e Burnley që fituan respektivisht 1-3 dhe 0-3 në transfertat ndaj Brentford dhe Fulham.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas