Aktualitet

Liverpul fiton Super Kupën e Europës, vendosin penalltitë







               Publikuar në : 23:49 - 14/08/19 |
mapo.al

Jo vetëm 90 minuta, por nuk mjaftuan as 120 të tilla për të shpallur fituesin e Super Kupës së Europës. U deshën penalltitë që Liverpul të shpallej super kampioni i ‘Kontinentit të vjetër’.


Kujtojmë që pjesa e parë filloi vrullshëm nga të dyja ekipet. Liverpuli dominoi, por më pas Chelsea e ktheu çdo gjë në avantazh të tij, duke e mbyllur pjesën e parë 0-1.

Sapo filloi pjesa e dytë ishte Mane që barazoi shifrat, duke u dhënë shpresë tifozëve se “të kuqtë” do të përmbysnin gjithçka, por 90 minuta mbaruan në barazi totale 1-1.

Sfida shkoi në shtesë.

Ishte përsëri Mane që tregoi se është i pazëvendësueshëm te Liverpul. Me fillimin e shtesës së parë, Mane kaloi skuadrën në avantazh, por në minutën 101, nga pika e bardhë e penalltisë Jorginho barazoi shifrat duke i mbyllur 120 minuta në barazim 2-2.

Për fituesin e Super Kupës do të vendosin penalltitë.

Firminho 1–1 Jorginho
Fabinho 2–2 Barkley
Origi 3-3 Mount
Arnold 4-4 Emerson
Salah 5-4 Abraham (gaboi)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas