Duket se portieri shqiptar Tomas Strakosha mund të ketë si destinacion të ardhshëm ishullin britanik. Anglezët e Liverpul janë hedhur në sulm dhe e duan me doemos në ekip portierin e kombëtares shqiptare.
Para pak ditësh “The Reds” kanë ofruar një shumë prej 30 milionë eurosh por ata nuk duan që ta humbasin si rast dhe kanë vendosur që ta rrisin shifrën në 40 milionë euro.