Liverpul vjen sot në Anfiled në ndeshjen e 8 të kampionatit, me të gjitha fitore deri tani, duke thelluar një rekord historik. Nëse fiton dhe sot ndaj ekipit të Leicester, skuadra e Klop jep konfirmimin e plotë se është pretendentja absolute për titull në Premier League, një trofe që e kërkon prej fillimit të viteve 90.
Me entuziasmin e fitores së sezonit të kaluar të Champions League, të kuqtë kanë manifestuar në këtë fillim kampionati një epërsi të dukshme ndaj cdo ekipi.
Ndjekësi më i afërt, kampionët në fuqi, Manchaster City, luan nesër ndaj Volves. Diferenca mes dy ekipeve është 5 pikë në favor të Liverpul.
Po sot, Real Madrid në Spanjë ka rastin të shkëputet në krye të La liga, pasi pret ekipin surprizë të Granadës, që është në vend të dytë, me 14 pikë, me vetëm një pikë më pak se galaktikët e Zidane. Real Madrid vjen pas një paraqitje problematike në Champions League të martën, ku mezi barazoi në Santiago Bernabeo, me modestët e Club Bruge.
Në Gjermani diferenca në krye të Bundesligë është shumë e ngushtë, dhe bavarezët e Bayern, kanë sot shansin me Hofenheim që të shkëputen në majë të tabelës.